Përmes projektit të organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH) të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim(SDC), Komuna e Mitrovicës ka pranuar donacion me rreth 391 pako ushqimore dhe higjienike, të dedikuara për komunitetin egjiptian, ashkali dhe rom në Mitrovicë.
Me këtë rast, drejtoresha për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, Nazan Kërveshi, ka falënderuar përfaqësuesit e AQH-së për ndihmën e ofruar për familjet të cilat kanë nevojë dhe janë me asistencë sociale, dhe ka vlerësuar se përkrahja që po i bëhet qytetarëve është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.
Po ashtu drejtoresha Kërveshi, ka theksuar se AQH-ja janë partnerë shumë bashkëpunues, dhe falë ndihmës së tyre në realizimin e projekteve për sektorin e mirëqenies sociale, kanë arritur të krijojnë kushte më të mira për qytetarët mitrovicas.