Kryetari i Komunës, Faton Peci, së bashku me Drejtorin për Infrastrukturë, Naser Muja, kanë parë nga afër përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës “Driton M. Veliu” në Iliridë, e cila lidh rrugët “Ukshin Kovaçica” dhe “Safet Boletini”.
Kjo rrugë tashmë është në shërbim të qytetarëve, duke u ofruar qarkullim më të lehtë, e më të sigurt.
Kryetari Faton Peci ka thënë se do të vazhdojnë, kudo që ka nevojë, rrugë pas rruge e lagje pas lagjeje, në shërbim të qytetarëve çdo ditë.