Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë iu shtua një autoambulancë e re, e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për raste emergjente.
Kjo autoambulancë vjen si donacion nga Ministria e Shëndetësisë, pas kërkesës së bërë nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z.Fahri Shabani, ka falënderuar Ministrinë për mbështetjen, duke theksuar se kjo është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Komuna e Mitrovicës vazhdon të angazhohet në fuqizimin e sektorit të shëndetësisë dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, në mënyrë që çdo qytetar të ketë qasje të sigurt dhe efikase në shërbimet mjekësore.

