Ky aktivitet është realizuar sot dhe ka për qëllim që çdo familje që ka nevojë të jetë e pajisur me shportë të mbeturinave në çdo pjesë të Komunës së Mitrovicës.
Kjo nismë e ndërmarrë nga Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve ka për qëllim reduktimin e hedhjes së mbeturinave në hapësira publike, rritjen e ndërgjegjësimit për mbajtjen pastër të lagjeve tona, që do të rezultojë në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm dhe më të përshtatshëm për jetesë.
Drejtoresha e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve, znj. Arjeta Beqiri Hyseni, njofton se kjo drejtori ndërmori një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetesës në qytetin tonë, duke shpërndarë shporta për mbeturina të 120L për qytetarët nga zona të ndryshme të qytetit.
Tutje, znj. Beqiri-Hyseni potencoi se aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi, ndërsa po bëhet edhe evidentimi i zonave më të ndotura me qëllim të krijimit të politikave që do të implementohen për menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave.