Në Kupën Europiane për Kadet në Antalia, ku morën pjesë 24 shtete dhe 448 xhudistë, Blerina Gashi nga klubi i xhudos “Trepça” fitoi medaljen e bronztë. Nën udhëheqjen e trajnerit Blenard Begu, Blerina mposhti xhudistët Abdukadyrova dhe Sakhabadin, ndërsa në luftën për bronz mundi Abdullayeva nga Azerbajxhani. Ky është suksesi i dytë evropian për klubin Trepça.
Blerina dhe klubi i xhudos “Trepça” e kanë bërë krenar jo vetëm Mitrovicën, por tërë Kosovën. Urime për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe përpara me shumë fitore të tjera.