Sot me datë 22.07.2026, duke filluar nga ora 14:00, në ShFMU “Jusuf Rexha” në Koshtovë, do të mbahet dëgjimi i parë buxhetor për Projekt- Buxhetin e Komunës për vitin 2027 dhe vlerësimet për vitet 2028 dhe 2029.
Në këtë takim do të jetë i pranishëm Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani dhe drejtorët e drejtorive përkatëse.
Me këtë rast ftohen të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit të marrin pjesë.