Sot, në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, u mbajt diskutimi publik për Draft-Planin Komunal për Shërbime Sociale dhe Familjare 2027–2029.
Diskutimi u udhëhoq nga kryesuesi i grupit punues, njëherësh Drejtori i Mirëqenies Sociale, Ramadan Beshiri, me pjesëmarrjen e anëtarëve të grupit punues dhe mbi 30 qytetarëve.
Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësues të OJQ-ve, shoqatave dhe organizatave të ndryshme, si dhe organizata partnere SOS Fshatrat e Fëmijëve, e cila ka kontribuar në hartimin e këtij draft-plani.
Përgjatë diskutimit u prezantuan ide, rekomandime dhe propozime konkrete nga qytetarët dhe organizatat pjesëmarrëse. Njëkohësisht, u vlerësua pozitivisht puna e bërë në hartimin e planit dhe qasja gjithëpërfshirëse e tij, me trajtimin e detajuar të nevojave dhe sfidave sociale në komunën tonë.
Ky plan synon të jetë një udhërrëfyes i përbashkët për zhvillimin e shërbimeve sociale dhe familjare në Mitrovicën e Jugut për periudhën 2027–2029.