Drejtori i Arsimit, z. Shefki Begu, ka mbajtur takime me koordinatorët e cilësisë, pedagogët dhe psikologët e institucioneve arsimore.
Qëllimi i takimeve ka qenë njohja dhe informimi më i detajuar me shërbimet pedagogjike dhe psikologjike.
Gjithashtu është synuar koordinimi me koordinatorët e cilësisë për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit mësimor.