Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka pritur në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.
Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës, Federatës dhe Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, me fokus ndërtimin e disa fushave sportive dhe modernizimin e infrastrukturës përcjellëse.
“Sporti shumë shpejt do të marrë vendin që i takon”, është shprehur kryetari Faton Peci.