Sot, Drejtoria e Shëndetësisë, përkatësisht QKMF-ja dhe sektori i shërbimit oral, kanë pranuar donacion dy karrike stomatologjike nga familja Pireva, në kujtim të vajzës së tyre të ndjerë, Atikës.
Ky donacion do të përmirësojë kushtet e punës për stafin shëndetësor dhe cilësinë e shërbimeve për pacientët.
Drejtoria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje të sinqertë për familjen Pireva për këtë akt fisnik dhe human.