Sot, në të gjitha shkollat e Mesme të Ulëta të Komunës së Mitrovicës, u realizua testi për fazën e parë në nivel shkolle në kuadër të Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe, një ngjarje që ka si qëllim kultivimin e identitetit kombëtar dhe kulturës së të garuarit.
Drejtoresha e DKA-së, znj. Drita Kadriu, falënderoi aktivin e mësimdhënësve të gjuhës shqipe për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e kësaj gare, si dhe komisionet udhëheqëse, komisionin për hartimin e pyetjeve dhe komisionin për vlerësimin e tyre në nivel komunal, së bashku me zyrtarët e Komunës.
“Nxënësve të të gjitha shkollave u urojmë suksese të mëtutjeshme në këtë garë dhe të vazhdojnë të shfaqin talentin dhe pasionin për gjuhën shqipe”, është shprehur drejtoresha Kadriu.