Pas kërkesave të vazhdueshme të banorëve ndër vite për lirimin e hapësirës publike, Drejtoria e Inspekcionit, në koordinim me Drejtorinë e Urbanizmit, ka ndërmarrë veprime konkrete për adresimin e kësaj çështjeje.
Në kuadër të këtyre veprimeve, ka filluar zhvendosja e traktoristëve dhe kamionistëve nga rruga “Mbretëresha Teutë”, pranë rrethrrotullimit “Harun Beka”, me qëllim të lirimit të hapësirës publike.
Për këtë proces ka njoftuar drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, i cili ka bërë të ditur se zhvendosja do të bëhet në lokacionin e paraparë në rrugën “Bislim Bajgora”, afër hekurudhës, përballë Stacionit Policor.
“Ky organizim synon sistemimin më të mirë të kësaj veprimtarie dhe adresimin e kërkesave të banorëve të zonës”, është shprehur ai.