Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka vlerësuar rëndësinë e Green Fest, festivalit që tashmë është shndërruar në një nga organizimet kulturore që promovon artin, kulturën dhe ambientalizmin e qytetit.
“Green Fest është një prej organizimeve kulturore që i jep shpirt artit, kulturës, promovimit dhe ambientalizmit të qytetit tonë, përmes netëve me muzikë, shfaqjeve të filmave, tureve industriale, ekspozitave, punëtorive e aktiviteteve sportive.
Ky edicion ka filluar më 12 gusht dhe vazhdon edhe sonte me aktivitete muzikore, ndërsa përfundon më 16 gusht.
Mitrovica ka identitet kulturor, sportiv e artistik”, ka shkruar Peci.