Në kuadër të projektit “Trajtimi i qenve endacakë që bredhin lirshëm në Komunën e Mitrovicës”, ofrohet falas shërbimi për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronar.
Aktiviteti realizohet në bazë të kontratës publike të lidhur në mes të Komunës së Mitrovicës, dhe Ambulancës Veterinare “Veterinaria” – Blendor Kadriu B.I. në bashkëpunim me Strehimoren “Adopt Animals”.
Shërbimi përfshin: mikroçipin, regjistrimin dhe pasaportën për kafshët e shoqërimit.
Ambulanca Veterinare “Veterinaria”, Rr. Qazim Baliu nr. 27/1, Lushtë, Mitrovicë.