Në fshatin Pirq ka filluar rregullimi i rrugës kryesore dhe dy degëzimet e saj, me gjatësi rreth 1.5 km.
Me këtë rast, kryetari Faton Peci ka potencuar se Pirqi është fshati që prodhon më së shumti në ekonominë e qytetit në bujqësi dhe si i tillë, e ka edhe vëmendjen e Komunës së Mitrovicës përmes investimeve.
Ai ka bërë të ditur se në Pirq do të realizojnë edhe investime të tjera përmes projekteve që i kanë të planifikuara.



