Duke reflektuar ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës, me theks të veçantë në Komunën e Mitrovicës, situatën e përkeqësuar si pasojë e organizimit të zgjedhjeve jolegjitime nga ana e shtetit fqinjë Serbisë, asgjësimin, shkatërrimin e të mirave materiale, vizitat e paparalajmëruara dhe të papenguara të krerëve të partive nacionaliste serbe, të shoqëruara nga eskorta të armatosura, thirrjet e tyre për konflikte ndëretnike dhe pastrim etnik, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot më dt. 28.05.2010 lëshon këtë:
DEKLARATË POLITIKE
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVA
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS
Nr. 02/06-2944/1 dt. 28.05.2010
Mitrovicë
Duke reflektuar ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës, me theks të veçantë në Komunën e Mitrovicës, situatën e përkeqësuar si pasojë e organizimit të zgjedhjeve jolegjitime nga ana e shtetit fqinjë Serbisë, asgjësimin, shkatërrimin e të mirave materiale, vizitat e paparalajmëruara dhe të papenguara të krerëve të partive nacionaliste serbe, të shoqëruara nga eskorta të armatosura, thirrjet e tyre për konflikte ndëretnike dhe pastrim etnik, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot më dt. 28.05.2010 lëshon këtë:
DEKLARATË POLITIKE
1. Të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, e veçanërisht Qeveria e Republikës së Kosovës, të shtojnë përkushtimin për zbatimin e Kushtetutës dhe ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, me theks të veçantë në Komunën e Mitrovicës.
2. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe EULEX-i të ndalojnë hyrjen në Kosovës të personaliteteve politike dhe individëve të armatosur nga shtetet fqinje, të cilët bëjnë thirrje për pastrim etnik dhe nxisin konflikte ndëretnike në veriun e Kosovës.
3. U apelojmë qytetarëve serb, banorë të Komunës së Mitrovicës, që të mos dalin në votimet jolegjitime të organizuara nga Serbia dhe njëkohësisht inkurajojmë ata që të mbështesin institucionet e Kosovës në përpjekjet tona të përbashkëta me bashkësinë ndërkombëtare për integrim sa më të shpejtë në institucionet e Kosovës.
4. Kuvendi i Komunës së Mitrovicës dhe Kryetari i Komunës i siguron të gjithë qytetarët e Mitrovicës se me vëmendje përcillen të gjitha zhvillimet politike dhe ato të sigurisë dhe njëkohësisht inkurajojnë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të ekstremistëve apo individëve të cilët nuk ia kanë dashur të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Dorëzohet:
1 x 1 Kryetarit të Komunës
Kopje: Presidentit të Republikës së Kosovës
Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Kryeministrit të Republikës së Kosovës
ICO-së
EULEX-it
Mitrovicë Kryesuesi i Kuvendit
28.05.2010 _________________
Dr. Rrustem MUSA