Kryetari i Komunës, Faton Peci, sot ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë.
Ky projekt do të mbështesë personat me aftësi të kufizuara me:
Pajisje dhe mjete për logopedë
Pajisje për psikologë
Pajisje për fizioterapistë
Mjete për edukatorë
Artikuj dhe pajisje IT për Klasët Burimore në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta.
“Më shumë mundësi, më shumë përkrahje, më shumë gjithëpërfshirje”, është shprehur Kryetari Faton Peci.
