Zona nga tregu deri te “rrethi kryesor” në qendër të qytetit, si pjesa më problematike për lëvizje, po inspektohet dhe po ndërmerren veprime konkrete ligjore për lirimin e rrugës dhe trotuareve.
Drejtoria e Inspekcionit Komunal, në përputhje me legjislacionin në fuqi, është duke ndjekur objektivin për lirimin e çdo hapësire që shfrytëzohet jashtëligjshëm ose është e uzurpuar.
Drejtori i Inspekcionit, z. Muje Igrishta, e ka vlerësuar aksionin e sotëm si të rëndësishëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve, veturave dhe reduktimin e ndotjes nga shitësit ambulantë përmes produkteve që hedhen përgjatë rrugës.
Ai tutje shtoi se shitja në rrugë e produkteve ushqimore të ekspozuara në pluhur dhe gazra të makinave cenon sigurinë e produkteve ushqimore, përkatësisht shëndetin e konsumatorëve dhe një gjë e tillë rreptësisht do të ndalohet.