Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve më 21 mars, ekipet në përbërje me vullnetarë, përfaqësues të Drejtorisë së Mjedisit dhe Pyjeve dhe Agjencioni i Pylltarisë nisën sot përgatitjet për aksionin e madh të pyllëzimit duke përfshirë pastrimin e terrenit dhe përgatitjen e hapësirave ku do të mbillen fidanët në ditët në vijim.
Rëndësia e kësaj iniciative;
Pyllëzimi është një ndër veprimet më të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së ajrit, ruajtjen e biodiversitetit dhe luftimin e ndryshimeve klimatike.
Ftesë për qytetarët
Drejtoresha e Mjedisit, znj. Arjeta Beqiri Hyseni, fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit kryesor të pyllëzimit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe Kryetari i Komunës me kabinetin e tij, përfaqësues të nivelit lokal dhe qendror, si dhe organizata të ndryshme proambientaliste.
Pjesëmarrja juaj është thelbësore për ta bërë këtë iniciativë sa më të suksesshme dhe për të treguar kujdesin tonë të përbashkët për natyrën.
Data: 21.03.2026
Vendi: Shtegu i ecjes, Cërnushë
Ora: 10:00
Bëhu pjesë e ndryshimit – mbill një pemë, jep jetë!