Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, në cilësinë e kryesueses së Grupit Punues, në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe partnerët lokalë, zhvilloi një punëtori dyditore në kuadër të hartimit të draftit të Planit Lokal për Shërbimet Sociale dhe Familjare 2027–2029.
Gjatë punëtorisë u hartua drafti i Planit Lokal për Shërbimet Sociale dhe Familjare 2027–2029, plan ky i cili synon të forcojë sistemin lokal të shërbimeve sociale dhe familjare, të zgjerojë shërbimet për qytetarët në nevojë dhe të avancojë politikat sociale në përputhje me standardet më të mira të mbrojtjes sociale.
Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar, përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe në partneritet me institucionet e organizatat vendore e ndërkombëtare, për të zhvilluar politika dhe shërbime të qëndrueshme që vendosin në qendër mirëqenien e fëmijëve, familjeve dhe të gjithë qytetarëve.



