Po vazhdon procesi i konsultimeve publike për hartimin e Buxhetit Komunal për vitet 2027–2029. Në dëgjimin buxhetor morën pjesë drejtori për Buxhet dhe Financa, Gazmend Gjoshaj, zyrtarë komunalë dhe qytetarë.
Buxheti për vitin 2027 u prezentua nga zyrtari kryesor financiar, Zenel Çitaku, i cili është planifikuar në vlerë prej 34,045,130 euro, i ndarë sipas kategorive ekonomike si më poshtë:
Paga dhe Mëditje: 18,950,980 euro
Mallra dhe Shërbime: 5,100,000 euro
Shpenzime Komunale: 700,000 euro
Subvencione dhe Transfere: 1,294,150 euro
Investime Kapitale: 8,000,000 euro
Gjatë takimit, qytetarët paraqitën kërkesat dhe propozimet e tyre për investime, me theks të veçantë në shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik, trajtimin e qenve endacakë dhe disa rregullime brenda shkollës së Shipolit.
Buxheti i planifikuar me pjesëmarrjen e qytetarëve është një buxhet më transparent, më gjithëpërfshirës dhe më afër nevojave të komunitetit.







