Në kuadër të zbatimit të ligjit, trajtimit të barabartë të qytetarëve dhe ndalimit të abuzimit me hapësirat publike, Drejtoria e Inspekcionit po ndërmerr veprimet e duhura për t’i larguar ato në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Aksioni është duke u zhvilluar në disa pika të qytetit me ç’rast po bëhet largimi i reklamave të vendosura pa leje ose që nuk kanë kryer obligimin e pagesës ndaj Komunës, e që qëndrojnë me vite në hapsira publike.
Drejtori i Inspektoratit, z. Mujë Igrishta, ka theksuar se çdo hapësirë publike që shfrytëzohet jashtëligjshëm, në çfarëdo forme dhe nga çfarëdo veprimtarie, do të ndalohet; përveç kësaj, abuzuesit do të ndëshkohen.