Në lagjen Fidanishte, në orë të vona, persona të papërgjegjshëm kanë vënë zjarr gomave dhe gjësendeve të tjera në mënyrë të kundërligjshme, duke ndotur ambientin.
Me të marrë lajmin, Drejtoria e Inspekcionit Komunal, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke dalë në terren dhe duke ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj personave të papërgjegjshëm.