Komuna e Mitrovicës, pikë referimi për politikat sociale!
Drejtori i Mirëqenies Sociale, Ramadan Beshiri, së bashku me zyrtarë komunalë, mirëpriti në një tryezë diskutimi përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria dhe Kosova.
Në takim morën pjesë Mimoza Manaj, Drejtoreshë Nacionale për SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, me ekipin e saj; Arlinda Bilali Kruja, Drejtoreshë e Shërbimeve Sociale, Rinisë, Strehimit dhe Shëndetit Publik në Shkodër; Përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës, Ora Bytyçi, Drejtoreshë e Programit në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, me ekipin e saj.
Interesi i tyre është njohja me Planin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, politikat sociale dhe praktikat e mira që Komuna e Mitrovicës po i zbaton gjatë kësaj periudhe qeverisëse.
“Kur përvoja jonë zgjon interes përtej kufijve, kjo është dëshmi se politikat e mira sociale po japin rezultat”, ka potencuar Besnik Peci, zyrtar i S.o.S Fshatrave.
Drejtori Beshiri ka bërë të ditur se Mitrovica po ndërton standarde të reja në shërbimet sociale, me qytetarin dhe familjen në qendër të çdo politike.