Drejtoria e Inspekcionit sot gjatë ditës ka ndërmarrë veprime konkrete për largimin e deponisë nga mbetjet e kafshëve pas therjes së kurbaneve në fshatin Koprivë.
Një ditë më parë është bërë largimi i një deponie të ngjashme në fshatin Zijaq dhe, ashtu siç ka paralajmëruar drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, sot është realizuar pastrimi i tërësishëm i deponisë në fshatin Koprivë.
Largimi i deponive ilegale do të vazhdojë paralelisht me masat ndëshkuese për ndotësit e mjedisit, është bërë e ditur nga kjo drejtori.