Ky aksion po zhvillohet me qëllim të pastrimit dhe parandalimit nga ndotja dhe vërshimet.
Drejtoresha për Siguri dhe Emergjenca, znj. Fitore Mehmeti Behrami, bën thirrje te qytetarët që:
Mos hidhni mbeturina në lumenj dhe në brigjet e tyre.
Kontribuoni në ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm.
Duke potencuar se mbajtja e mjedisit të pastër është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve dhe se çdo hap i vogël drejt pastrimit sot garanton një të ardhme më të sigurt nesër.