Komuna e Mitrovicës ka ndërmarrë aktivitete për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave përreth Spitalit Rajonal të Mitrovicës, me qëllim të krijimit të një mjedisi më të pastër për pacientët, personelin shëndetësor dhe qytetarët.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pasqyruar aktivitetin e pastrimit përmes fotove, me ç’rast u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes më të madh ndaj mjedisit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ruajtjen e pastërtisë në hapësirat publike.
“Objektet shëndetësore dhe hapësirat përreth na duhen të pastra. Le t’i kontribuojmë të gjithë!”, ka theksuar kryetari Peci, duke nënvizuar se ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët.
Ta duam dhe ta ruajmë mjedisin!
