Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka marrë vendim për shpalljen e thirrjes publike për financimin e organizatave joqeveritare (OJQ) në sektorin e sportit për vitin 2026.
Në kuadër të kësaj thirrjeje, është paraparë ndarja e 170,000 eurove për mbështetjen e klubeve sportive kolektive, sporteve individuale dhe shoqatave sportive.
Kryetari Faton Peci ka potencuar se do të vazhdoj të mbështesë sportistët dhe klubet tona, me mjete tjera buxhetore dhe me vendime tjera të veçanta të asamblesë.