Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Ternava, drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava dhe drejtorin e DGJKP-së, Artan Berisha, sot kanë vizituar rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.
Arsyeja e kësaj vizite ishte bashkëbisedimi me banorët e kësaj lagje pronat e të cilëve gjenden në rrugën e planifikuar për asfaltim me katër korsi, si dhe mbikëqyrja e punimeve në hapjen e kësaj rruge.
Përfaqësuesit komunal kanë njoftuar banorët e lagjes “Ali Zeneli” më në detaje për projektin i cili pritet të filloj së implementuari së shpejti, që parasheh të ketë ndriçim, mirëmbajtje, gjelbërim, shtigje për biçikleta, parkingje të mjaftueshme dhe se padyshim do të jetë ndër rrugët më të bukura dhe më funksionale të Mitrovicës.
Nga kjo vizitë është bërë e ditur se shpronësimi i pronave është në përfundim e sipër dhe do të kryhen vetëm disa procedura administra tive deri në fillimin e hapjes së plotë të kësaj rruge.