Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, sot mirëpriti Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, në vendpunishten ku po bëhet ndërtimi i urës së re, e cila do të lidhë Zhabarin me Gushavcin.
Ky projekt madhor dhe strategjik pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin urban të Mitrovicës, përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet.
Punimet po zhvillohen sipas planifikimeve, ndërsa përfundimi i tyre pritet të bëhet brenda këtij viti.




