Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Safet Kamberi, sot ka pritur në një takim pune përfaqësuesin e KFOR-it Amerikan, kolonel Noel Hoback.
Në këtë takim është biseduar lidhur me aspektet e sigurisë në vend, me theks të veçantë për Veriun e Kosovës, si dhe menaxhimin e pandemisë nga institucionet lokale.
Me këtë rast u potencua se situata aktuale në veri të vendit është stabile, dhe se prezenca e KFOR-it veçanarisht atij Amerikan duhet të jetë e pranishme çdo herë në ofrimin e sigurisë së qytetarëve tanë.
Gjithashtu gjatë këtij takimi kryesuesi Kamberi ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë dhe për kontributin e KFOR-it Amerikan, të cilët në vazhdimësi e kanë përkrahur Komunën e Mitrovicës.