Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Fadil Deliqi, Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka përkujtuar me nderim heroizmin dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.
“Ai u rrit në frymën e atdhedashurisë, i angazhuar në çështje kombëtare që nga vitet e 90-ta, çka e bëri të jetë cak i përndjekjes së vazhdueshme nga policia serbe. I armatosur deri në fyt dhe i betuar si ushtar i UÇK-së se do ta luftonte armikun deri në vdekje, ai u përfshi në luftimet që u zhvilluan në Vaganicë, Vernicë, Shipol dhe Mitrovicë, ku edhe ra heroikisht”, është shprehur kryetari Faton Peci.
Dëshmorët janë krenaria e kombit tonë!
Lavdi jetës dhe veprës së tij!