• Punimet në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Frashër
• Pastrimi i tërësishëm i kanaleve të ujërave atmosferikë në sheshet e qytetit të bllokuar ndër vite
• Rregullimi i ndriçimit publik në rrugët kryesore, në shëtitore dhe në parkun e qytetit
• Zhbllokimi i pusetave
• Largimi i drunjve të tharë dhe zëvendësimi me të rinj përgjatë lumit Ibër
• Mirëmbajtja e shtatoreve të heronjve (ndërhyrje në rregullimin e hapësirave ku janë të vendosura dhe pastrimi)
• Sanimi i tërësishëm i ishujve gjelbërues pas ndërhyrjeve në instalimin e sistemit të ujitjes
• Pastrimi i hapësirave publike dhe mirëmbajtja e gjelbërimit
• Evitimi i rrezikut nga rënia e drunjve të vjetër (krasitja e tyre)
• Zhvendosja e kontejnerëve të mbeturinave në hapësira ku nuk pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe veturave
“Punët që po realizojmë janë dëshmi e vullnetit për Mitrovicën që synojmë”, është shprehur kryetari z.Faton Peci.