Me rastin e shënimit të 27 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Driton Veliu, Kryetari i Komunës, z.Faton Peci përkujton me nderim dhe respekt jetën dhe veprën e tij, duke theksuar sakrificën e tij të pavdekshme për lirinë e vendit.
“21 Prilli i vitit 1999 shënon një nga ballafaqimet më të ashpra në qytetin e Mitrovicës, në mes të UÇK-së dhe forcave serbe. Në këto luftime ra heroikisht Driton Veliu”, është shprehur kryetari z.Peci.
Ai ka potencuar se kontributi i tij i çmuar për çlirim fillon qysh në organizimet e para të rezistencës së armatosur në Mitrovicë, ku shtëpia e tij u kthye në shtab për UÇK-në, për të filluar përgatitjet e para për luftimet që më pas u zhvilluan në këtë anë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!