29 prilli i vitit 1999 shënon një datë të lavdisë për Kosovën, një ditë që i dha vendit tre dëshmorë të lirisë.
Në këtë ditë, për të njëjtin ideal dhe me uniformën e krenarisë së UÇK-së, ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut Sokol Preteni, Qazim Cilmili dhe Esat Meholli, të tre nga fshati Melenicë.
Të rreshtuar në Brigadën 141 “Mehë Uka”, ata zgjodhën të jenë pjesë e betejave të rezistencës kundër okupatorit serb. Pas luftimeve të ashpra dhe të pandalshme, në ditën e 39-të, ata u bënë pjesë e historisë, duke mbetur përgjithmonë simbol i lirisë.