Ndër të arriturat, kryetari z. Faton Peci ka listuar si në vijim:
•6 objekte janë rrënuar/larguar dhe 14 të tjera janë në proces
•6 ndërtime pa leje janë ndërprerë
•166 veprime për lirimin e hapësirave publike
•Aksione të rregullta javore për risistemimin e tregut
•Aksione në transportin rrugor për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve për udhëtarët
•Vendosja e shiritave në 5 objekte për mosrespektim të dispozitave ligjore
•Rreth 60 reklama të vendosura kundërligjshëm janë larguar nga hapësirat publike
•Largim i plotë i mbetjeve të shitësve ambulantë tek Liqeni Akumulues
•22 gjoba të shqiptuara ndaj shkelësve të ligjit
•Inspektime të rregullta me inspektorët sanitarë për zbatimin e ligjit kundër duhanit në hapësirat e mbyllura publike (gjoba dhe mbyllje lokalesh)
•Ndalim i punimeve të paautorizuara në hapësira publike (rrugë dhe trotuare)
Ai tutje shtoi se për herë të parë po zbatohet një praktikë e qartë e përgjegjësisë ligjore: në rastet kur uzurpatorët nuk i rrënojnë objektet brenda afatit të përcaktuar ligjor, Komuna ndërhyn për rrënimin e tyre, ndërsa shpenzimet obligohen t’i mbulojnë vetë uzurpatorët.
Kryetari z. Peci potencoi se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë.