Kryetari i komunës, Faton Peci, së bashku me Nënkryetarin, Enis Osmani, kanë pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z.Petrit Malaj.
Ata diskutuan për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit dhe integrimit ndërshqiptar në çdo fushë.
Pas takimit, vizituan edhe Kullën e Isa Boletinit një nga simbolet më të rëndësishme të historisë dhe identitetit tonë kombëtar.
“Aty ku çdo gur ruan kujtesën, rezistencën dhe identitetin tonë kombëtar”, është shprehur kryetari Peci.