Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim njësitin e karabinierëve italianë, në një atmosferë miqësore dhe pozitive.
Përmes këtij takimi, u përcoll fryma e bashkëpunimit dhe komunikimit të mirë, në përputhje me gjendjen e sigurisë në Mitrovicë, e cila është vlerësuar e qetë dhe stabile.
Me këtë rast, kryetari Faton Peci vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me njësitin italian, duke theksuar frymën pozitive të takimit dhe raportet e mira të bashkëpunimit.



