Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka pritur në takim ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ku diskutuan për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta.
Mitrovica është qytet i pasur me trashëgimi kulturore/arkeologjike dhe pasuri natyrore.
Kryetari Faton Peci tha se ne, si komunë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, u dakorduan që këto pasuri t’i ruajmë, renovojmë e konservojmë.
“Ruajtja e trashëgimisë kulturore nënkupton ruajtjen e identitetit tonë”, është shprehur kryetari Peci.