Kryetari i Komunës, Faton Peci, sot ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të komuniteteve, Fikrim Damka, me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani.
Ata kanë diskutuar në lidhje me gjendjen e përgjithshme të komuniteteve në Komunën e Mitrovicës, me theks të veçantë bashkëpunimin ndërinstitucional për gjithëpërfshirjen e fëmijëve në sistemin arsimor, si dhe krijimin e mundësive për punësim e integrim të plotë në shoqëri.
Kryetari Faton Peci tha se funksionalizimi i qendrës për komunitete do të bëhet shumë shpejt dhe krijimi i mundësive të reja për pakicat do të vazhdojë.