Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka pritur në takim Zëvendës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Collina.
Kryetari Peci shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë me mision paqeruajtës.
Ai tha se si komunë janë të angazhuar përmes veprimeve konkrete institucionale e projekteve zhvillimore, të krijojnë mundësi të gjithëpërfshirjes, të hapin ura bashkëpunimi dhe ti kontribojnë paqes e stabilitetit.