Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin Arian Tahiri, kanë vizituar sot shtëpinë në lagjen Bair ku ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit, një ngjarje që ka tronditur qytetin dhe ka lënë disa persona të lënduar.
“Jam i tronditur nga rasti i shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në Bair,” tha nënkryetari Tahiri, duke shprehur shqetësimin dhe solidaritetin me familjen e prekur.
Pas vizitës në vendin e ngjarjes, drejtuesit komunalë janë ndalur edhe në repartin e Emergjencës për të parë nga afër gjendjen e të lënduarve.
“Kjo është një ditë e rëndë për familjen e prekur, dhe Komuna do të qëndrojë pranë tyre duke ofruar mbështetjen e nevojshme,” u shpreh më tej Tahiri.