Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza uron të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre në edukimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.
“Të dashur mësimdhënës, ju që as në kohërat më të vështira nuk e ndalët misionin tuaj fisnik në edukimin e shkollimin e brezave të tërë, dhe ju që vazhdoni të edukoni të tashmen e të ardhmen e vendit tonë, urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit! Ju faleminderit për kontributin tuaj sot e gjithmonë!”, është shprehur kryetari Hamza.