Komuna e Mitrovicës, brenda dy ditëve, ka ndërmarrë disa veprime në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në qytet.
Kryetari i Komunës, z. Faton Peci, ka listuar situatën aktuale të aksionet/punimeve që po realizohen, siç janë:
• Pastrimi i lumenjve Sitnica dhe Trepça
• Rregullimi i shëtitores “KEJ”
• Shtimi i hapësirave gjelbëruese në qendër
• Pastrimi i shëtitores te Liqeni Akumulues
Ai tutje shtoi se mbeturinat në lumenj dëmtojnë natyrën, bllokojnë rrjedhën e ujit dhe shkaktojnë vërshime me pasoja të mëdha për qytetin dhe mjedisin, dhe apeloi tek qytetarët të mos hedhin mbeturina.