• Rregullimi i sistemit të ujitjes pikë-pikë për gjelbërim dhe funksionalizimi i hidranteve për pastrim të hapësirave publike në qytet nga uji industrial
• Krijimi i hapësirës për përgatitje profesionale për nxënësit e infermierisë
• Ndarja e 70,000.00 eurove subvencionim për barna për qytetarët e Komunës së Mitrovicës
• Ndarja e 250 eurove për punë praktike me gjysmë orari për personat me nevoja të veçanta
• Ndarja nga 50 euro për secilin fëmijë autik në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit
• Renovimi i Galerisë në Qendrën e Kulturës
• Vazhdimi i largimit të dhjetëra reklamave/billbordeve të vendosura kundërligjshëm
• Shtimi dhe rregullimi i hapësirave gjelbëruese
• Largimi i shtyllave të dëmtuara të ndriçimit për zëvendësim me të reja
• Rrënimi i objektit në qendër të qytetit që paraqiste rrezik për qytetarët nga shembja
• Pastrimi i Lumit Trepça nga Tuneli i Parë në drejtim të qytetit
• Rregullimi në parkun botanik, përfshirë: rrafshimin e tij, rregullimin e pusetave dhe pastrimin
Besimit qytetar po i përgjigjemi me punë të mira, theksoi z. Faton Peci.