Në shënim të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Komunës, z. Faton Peci, ka vlerësuar gruan shqiptare duke e quajtur simbol të forcës, guximit, përkushtimit, humanizmit dhe suksesit.
Ai e ka përshkruar gruan shqiptare përmes personaliteteve gra që lanë gjurmë në historinë e vendit tonë:
Gruaja shqiptare simbolizon fuqinë si Mbretëresha Teutë që udhëhoqi ushtrinë.
Gruaja shqiptare është humaniste si Nëna Terezë që botës i dhuroi shpresë.
Gruaja shqiptare ka trimëri si Shote Galica që luftoi për liri.
Gruaja shqiptare ka dituri si Elena Gjika në letërsi.
“Respektimi i të drejtave të grave është vlerë kombëtare”, e përkufizoi peshën e gruas në shoqëri z. Peci.