Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, po qëndron për vizitë zyrtare në Komunën e Morbach-ut në Gjermani, me ftesë të kryetarit të kësaj komune, Arianit Beshiri.
Gjatë takimit, u diskutua për projektet zhvillimore, mundësitë e bashkëpunimit, shkëmbyen përvoja, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Në takim morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, zyrtarë komunalë dhe konsulli Gëzim Gashi.
Në kuadër të vizitës, në prani të nxënësve të gjimnazit lokal, u zhvillua edhe një diskutim lidhur me sfidat në arsim. Pas takimit, delegacioni vizitoi disa biznese lokale, ku u njohën nga afër me veprimtarinë, punën dhe zhvillimin e tyre.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, falënderoi kryetarin Beshiri për ftesën dhe mikpritjen, si dhe për kontributin e tij në shërbim të komunitetit shqiptar dhe Kosovën.



