Në drejtimin e kryesueses së Kuvendit, Vesa Broja, në prani të nënkryetarit Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit, seanca e 38-të.
Mbledhja ka filluar me një minutë heshtje për Bajram Qerkinin, udhëheqësin e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, veprimtarin më të vjetër në Kosovë për personat e pagjetur të periudhës së luftës.
Në këtë mbledhje janë miratuar këto pika nga rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim vendim për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2025; Propozim Vendim për formimin e Grupit punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2025; Raporti i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024; Raporti financiar për periudhën janar-dhjetor 2024.