"Ditë e veçantë për qytetarët e kësaj pjese është kjo, pasi ata tashmë kanë mundësi të pushojnë dhe shijojnë këtë ambient mirë të rregulluar, për çka duhet falënderuar shumë zyrën ndërlidhëse të KE-së", ka thënë kryetari Kastrati.
Mitrovicë, 26 gusht
Një projekt me vlerë prej rreth 250.000 euro, i financuar nga KE-ja, që përfshinë një fushë futbolli, një fushë tenisi, shumë lodra të ndryshme si dhe një hapësirë të gjerë të rregulluar si park për qytetarët, është përuruar të enjten në lagjen Bair të qytetit të Mitrovicës.
Në përurimin e këtij projekti kanë marrë pjesë ministi i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, Kjartan Bjornson dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe përfaqësues të institucioneve tjera vendore e ndërkombëtare.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati e ka cilësuar këtë ditë si të veçantë për mitrovicasit, pasi tha se po krijohen kënde të rregulluara pushimi, kënde për lojëra të fëmijëve dhe fusha sportive për të rinjtë.
"Ditë e veçantë për qytetarët e kësaj pjese është kjo, pasi ata tashmë kanë mundësi të pushojnë dhe shijojnë këtë ambient mirë të rregulluar, për çka duhet falënderuar shumë zyrën ndërlidhëse të KE-së", tha ai. Kryetari Kastrati premtoi se qytetarët dhe fëmijët do ta mirëmbajnë si duhet këtë hapësirë.
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, Kjartan Bjornson, pasi ka falënderuar Kuvendin e Komunës dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës, i ka inkurajua fëmijët dhe të rinjtë që të kenë kujdes në këtë park dhe të kërkojnë nga të rriturit që të ruajnë këtë hapësirë.
“I inkurajoj të gjithë që të kujdesën për këtë park e mos të hedhen këtu cigare dhe letra. Po e pranoj sfidën që në vizita tjera ta gjejmë këtë park po kaq të bukur" tha Bjornson. Sipas tij, nëse kjo hapësirë mirëmbahet dhe menaxhohet si duhet, atëherë do ju jap mundësi edhe mjediseve tjera që të kenë parqe të këtilla, që do mbështeten nga Komisionin Evropian.