Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Evlia Qelebia”, ku janë larguar vazo dhe pengesa të tjera të vendosura në mënyrë të paautorizuar.
Ky veprim është realizuar me qëllim të mundësimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët, si dhe për shfrytëzimin e rregullt të hapësirave publike.
Drejtoria e Inspekcionit mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit në hapësirat publike.